Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve

“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Reklamë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet.