Takimi i parë i grupit punues për strategjinë shtetërore për të apeluar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka mbledhur deputetët në ndërtesën e qeverisë.

Ky grup punues udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Ky i fundit në një konferencë ditën e enjte kishte deklaruar se takimi do të jetë disaorësh, gjatë të cilit do të punohet për këtë çështje.

Reklamë

Konjufca ka bërë të ditur se angazhimi i grupit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Klan Kosova raporton se deri më tani kanë mbërritur deputetja e PDK-së, njëherësh U.D. e kryetares së partisë, Vlora Çitaku, Bekë Berisha i Aleancës dhe Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje.