Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës nga familjarët e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar të shtunën, më 7 nëntor 2026, rreth orës 10:00.
Vdekjen e foshnjës së gjinisë mashkullore e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Klinë 07.11.2026-10:00. Raportohet se në Spitalin e Pejës, nga familjarët është dërguar foshnja viktima m/k pa shenja jete. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.