Një punëtor i Ministrisë së Ekonomisë dyshohet se ka kërcënuar me armë kolegun e tij, pas një fjalosjeje mes tyre.
Gazeta Online Reporteri.net mëson nga burime se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes dy punëtorëve të ministrisë, e cila më pas ka eskaluar deri në kërcënim me armë.
Siç merr vesh Reporti.net për rastin është lajmëruar edhe Policia e Kosovës dhe pritet qartësimi i rrethanave të incidentit.