Festivali i famshëm muzikor Coachella ka zbuluar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku Dua Lipa do të shkruajë histori si artistja e parë solo britanike që do të jetë kryesuese e festivalit.
Festivali gjigant do të rikthehet në shkretëtirën e Kalifornisë më 9–11 dhe 16–18 prill 2027, me mbi 100 mijë fansa që pritet të marrin pjesë çdo ditë.
Një tjetër emër i madh që do t’i rikthehet skenës së Coachella-s është Madonna, e cila do të performojë pas paraqitjes së saj surprizë krah kryesueses së këtij viti, Sabrina Carpenter.
Sipas BBC, Coachella konsiderohet një nga festivalet muzikore më të rëndësishme dhe më të njohura në botë, falë emrave të mëdhenj që përfshin në program dhe pjesëmarrjes së shumë personazheve të famshëm.