Real Madridi po shqyrton mundësitë për të përforcuar mesfushën në afatin kalimtar të janarit, në rast se Martin Zubimendi përfundon duke iu afruar një transferimi te Atletico Madridi.

Sipas raportimit, me mesfushorin e Arsenalit që ka pasur një rol dytësor këtë sezon vetëm një paraqitje si titullar në Ligën Premier dhe 380 minuta të zhvilluara, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.

Në këtë drejtim, dy emrat që kanë dalë në skenë janë Angelo Stiller i Stuttgartit dhe Alan Varela i Portos, futbollistë që mund të përshtaten me kërkesat taktike të trajnerit Jose Mourinho.

Reklamë

Stiller, 25-vjeçar, është një prej profileve që mund t’i ofrojë Real Madridit cilësi në organizimin e lojës. Mesfushori gjerman luan kryesisht si mesfushor defensiv, ku dallohet për shpërndarjen e topit dhe aftësinë për të ndërtuar aksionet që nga zona e mesfushës.

Statistikat e tij këtë sezon në Bundesligë përfshijnë shtatë paraqitje, dy asistime dhe 48 ndërhyrje të fituara, sipas të dhënave zyrtare të kampionatit gjerman.

Kontrata e tij me Stuttgartin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet rreth 45 milionë euro. Kjo do ta bënte transferimin një operacion jo të lehtë për Real Madridin, pasi klubi gjerman nuk ka arsye të nxitojë për shitjen e një futbollisti me kontratë edhe për disa sezone.

Stiller mund të përshtatet në skemën 4-2-3-1 të Mourinhos, ku do të kishte mundësinë të luante në një dyshe në mesfushë, pranë një lojtari me më shumë forcë fizike dhe mbulim të hapësirave.

Reklamë

Alternativa tjetër është Alan Varela, mesfushori argjentinas 25-vjeçar që aktualisht është pjesë e Portos. Pozicioni i tij natyral është ai i mesfushorit defensiv, por mund të luajë edhe në qendër të mesfushës.

Profili i Varelës karakterizohet nga aftësia për të rikuperuar topa, mbrojtur repartin defensiv dhe organizuar qarkullimin e lojës, elemente që mund të jenë të rëndësishme për funksionimin e dyshes në mesfushën e Real Madridit.

Argjentinasi ka kontratë me Porton deri në qershor të vitit 2030 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 32 milionë euro.

Reklamë

Megjithatë, këtë sezon ai nuk ka pasur shumë vazhdimësi në kampionatin portugez. Sipas të dhënave të FotMob, Varela ka regjistruar shtatë paraqitje dhe vetëm 197 minuta lojë, me dy ndeshje të nisura si titullar.

Kjo mungesë e minutave është një faktor që duhet marrë parasysh gjatë vlerësimit të formës së tij aktuale dhe mundësisë së transferimit.