Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka shprehur mbështetjen e saj për Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Në një letër drejtuar Presidentes, Shaheen, e cila është anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ka falënderuar atë për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që i është bërë.

Duke komentuar zhvillimet politike në vend, senatorja amerikane ka shprehur shpresën se me Presidenten Shiroka Pula dhe Qeverinë e re, Kosova do të hyjë në një fazë të re të zhvillimit, me më shumë prosperitet dhe siguri.

Reklamë

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e senatores Shaheen.

Në fund të letrës, senatorja amerikane ka falënderuar Presidenten për partneritetin dhe mikpritjen e përzemërt, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen.