Të mërkurën, Elon Musk nënshkroi një porosi të madhe me një kompani gjermane teknologjike të përmasave mesatare, Singulus Technologies, për furnizimin me qeliza diellore për linjën e tij të re të satelitëve, Starmind.

Kjo porosi e madhe, me vlerë 60 milionë euro, është e para nga shumë të tjera, sipas një deklarate të bërë në platformën X nga themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Pas marrëveshjes, aksionet e kompanisë u rritën përkohësisht me 65% deri në 80%, duke e çuar vlerën e firmës në rreth 73 milionë euro.\

Reklamë

Një rritje e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se të ardhurat vjetore të kompanisë në vitin 2025 ishin vetëm 48,3 milionë euro.

Si pjesë e një partneriteti strategjik, planifikohet krijimi i objekteve dhe linjave të reja prodhuese, me qëllim arritjen e një kapaciteti prodhues të energjisë diellore prej 100 gigavatësh – sasi kjo e barabartë me prodhimin vjetor të dhjetë reaktorëve të mëdhenj bërthamorë.

Reklamë

Singulus zhvillon dhe monton makineri që përdoren në sektorët e “fotovoltaikëve, gjysmëpërçuesve, teknologjisë mjekësore, paketimit, qelqit dhe industrisë së automobilave, si dhe në tregjet e baterive dhe hidrogjenit”.