Një aeroplan u përball me kushte tejet të vështira atmosferike gjatë tentimit për t’u ulur në aeroportin e Madeiras në Portugali, pasi stuhia “Charles” përfshiu ishullin me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Pamjet tregojnë aeroplanin duke u lëkundur nga erërat e forta gjatë afrimit për aterim, në një prej aeroporteve më sfiduese për pilotët gjatë motit të pafavorshëm.

Shpejtësia e erërave në Madeira arriti deri në 136 kilometra në orë, ndërsa brenda vetëm 12 orëve u regjistruan 355 milimetra reshje shiu.

Reklamë

Stuhia shkaktoi ndërprerje të mëdha në trafikun ajror, me mbi 300 fluturime të anuluara drejt dhe nga Portugalia.

Si masë parandaluese, autoritetet mbyllën rreth 8 mijë shkolla në mbarë vendin, si dhe qindra supermarkete e shërbime publike jo thelbësore.

Reklamë

Pavarësisht kushteve ekstreme dhe masave të marra, stuhia kaloi pa shkaktuar dëme të rënda në vend.