Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar sot në Prishtinë, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues, duke kërkuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Gjatë protestës, punëtorët kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Duam ngritjen e pagave” dhe “Ju nuk mund të na varfëroni në heshtje”.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK), e cila në thirrjen për protestë ka paraqitur disa kërkesa, ndër to caktimin e një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit, ekzekutimin e pagës së 13-të, përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës.

Reklamë

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhej në thirrjen e sindikatës.