Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke pretenduar se gjatë kësaj periudhe Kosova ka pasur rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion më të lartë krahasuar me qeverisjen e LDK-së

Hoti ka thënë se gjatë viteve 2022-2026 nuk janë ndërmarrë politika të mjaftueshme fiskale për të zbutur inflacionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

“Shifrat (zyrtare) flasin vetë: rritje ekonomike më e ulët dhe inflacion më i lartë gjatë qeverisjes së VV-së krahasuar me qeverisjen nga LDK-ja.
Sigurisht se këto janë dy periudha të ndryshme, me zhvillime të ndryshme në ekonominë globale. Por, gjatë viteve 2022-2026, asnjë politikë fiskale nuk është ndërmarrë për të zbutur inflacionin në vend”, shkroi Hoti.

Reklamë

Ai ka kritikuar edhe mosrealizimin e projekteve kapitale dhe fokusin e Qeverisë në skema sociale e subvencione, duke theksuar se rritja e çmimeve ka rënduar buxhetin e familjeve në Kosovë.