Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka pyetur se si mund të ndalet diçka që sipas shumë zyrtarëve qeveritarë nuk ka ekzistuar, duke iu referuar vendimit të Qeverisë për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

“Qeveria e paska ndaluar importin e energjisë nga kompanitë serbe. A mund të ndalet diçka, e cila sipas shumë zyrtarëve të Qeverisë, nuk ka ekzistuar? Ajo që ndalet, duhet të ekzistojë”, shkroi ish-kryeministri në një postim në Facebook.

Hoti tha se “nëse diksuh mohon një gjë që ekziston, atëherë ose nuk di çfarë po ndodh, ose e mohon për arsye të dyshimta që së shpejti do të zbardhen”.

Reklamë