Ka nisur seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku të pranishëm janë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë.
Pamjet nga salla e gjyqit tregojnë Thaçin dhe të tjerët në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm të procesit gjyqësor për akuzat që lidhen me tentim të pengimit të drejtësisë.
Sipas aktakuzës, për të cilën sot po gjykohen, Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarit e tij dyshohet se janë përpjekur të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Prokuroria pretendon se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.
Akuzat përfshijnë pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës.