Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e së martës një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të ndeshjes së sotme kundër Irlandës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se futbollistët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para kësaj sfide, me fokus dhe motivim maksimal për të arritur një rezultat pozitiv.

Përmes një postimi në Facebook, FFK-ja ka ndarë pamje nga stërvitja e Dardanëve.

Reklamë

Përballja Irlandë – Kosovë zhvillohet sonte në orën 20:45