Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në festën pas premierës së filmit koncertor “The JLo Show: Live in Las Vegas”, ku u shfaq krah balerinëve të saj.

57-vjeçarja kishte zgjedhur fillimisht një veshje për tapetin e kuq, por për festën pasuese ndërroi pamje, duke veshur një fustan të zi me dantella dhe dekolte të theksuar.

Gjatë mbrëmjes, këngëtarja u pa duke kërcyer dhe pozuar me balerinin italian Giuseppe Giofre, me të cilin ka një bashkëpunim të gjatë professional, shkruan DailyMail.

Reklamë

Ai është pjesë e trupës së saj të kërcimit që nga turneu “It’s My Party” në vitin 2019 dhe e ka shoqëruar edhe në rezidencën e saj në Las Vegas.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Lopez kishte folur me humor për jetën e saj sentimentale dhe katër martesat e përfunduara me divorc.

Gjatë një bisede në emisionin e Drew Barrymore, kjo e fundit bëri shaka duke i thënë se historia e Jenniferit i jepte leje të divorcohej edhe një herë, pasi vetë ka kaluar tri divorce.

Reklamë

Jennifer tregoi se gjatë një takimi me publikun kishte ngritur katër gishta për të përfaqësuar martesat e saj, ndërsa dikush nga salla i ishte përgjigjur me humor se kishte ende gjashtë gishta të tjerë.

“Ja puna, nuk ka rregulla në këtë jetë, të gjithë bëjmë më të mirën që mundemi”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se përpiqet çdo ditë të jetë versioni më i mirë i vetes, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.