Jennifer Lawrence ka zbuluar se cili prej aktorëve me të cilët ka shkëmbyer puthje në ekran ka qenë më i dobëti, duke vendosur Chris Pratt në fund të listës.

Gjatë një interviste në emisionin Watch What Happens Live With Andy Cohen, aktorja 36-vjeçare u sfidua të rendiste puthjet e saj në ekran, nga më e mira te më e keqja.

Në listë ishin Liam Hemsworth, Bradley Cooper, Josh Hutcherson, Chris Pratt dhe Timothée Chalamet, shkruan DailyMail.

Reklamë

Lawrence e nisi renditjen duke zgjedhur Josh Hutcherson si puthjen më të mirë. Më pas renditi Hemsworth, Cooper dhe Chalamet, ndërsa Chris Pratt përfundoi në vendin e fundit.

Hutcherson, i cili ishte i pranishëm në studio, reagoi me buzëqeshje dhe ngriti grushtin i emocionuar.

Lawrence dhe Pratt kanë luajtur së bashku në filmin Passengers (2016). Më herët, aktorja kishte treguar se xhirimi i skenave intime me të kishte qenë një përvojë e sikletshme për të, veçanërisht sepse Pratt ishte i martuar në atë kohë.

Reklamë

Ajo kishte pranuar se ishte dehur para xhirimeve për të përballuar tensionin.

Megjithatë, Lawrence kishte sqaruar se sikleti nuk lidhej me vetë aktorin, të cilin e përshkroi si shumë të dashur, por me praninë e gjithë ekipit gjatë xhirimit.

Ndërkohë, ajo dhe Hutcherson kanë interpretuar Katniss Everdeen dhe Peeta Mellark në serinë Hunger Games, ndërsa janë rikthyer në rolet e tyre për filmin e ri, i cili mbërrin në kinema më 20 nëntor.

Reklamë