Xhudisti kosovar, Milot Gashi, ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, e cila po mbahet në Selanik të Greqisë, duke shënuar një tjetër sukses për xhudon e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gashi garoi në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku zhvilloi disa ndeshje mjaft të suksesshme. Në xhiron e parë, ai mposhti me Ippon garuesin vendas Nikolaos Tosounidis, ndërsa në përballjen e dytë triumfoi po ashtu me Ippon ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto.
Kështu ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka.
Postimi i tij i plotë:
Kupa Evropiane U18
Selanik Greqi
Milot Gashi fitoj medaljen e bronztë e para për Milotin në këtë nivel!
Në kategorinë -66 kg është ndeshur Milot Gashi, i cili në xhiron e parë mposhti me Ippon vendasin Nikolaos Tosounidis.🇬🇷 Në ndeshjen e dytë ai mposhti me Ippon italianin Francesco Robert Di Benedetto.🇮🇹
Në xhiron e tretë, Miloti mposhti prapë me Ippon, Ariel Yehuda Cohen. Në çerekfinale ai u mposht nga Vladislav Moga nga Moldavia,🇲🇩 ku vazhdoi tutje në repasazh.
Në ndeshjen e repasazhit, ai mposhti me Ippon, Anastasios Kiourtzidis nga Greqia.🇬🇷
Për medaljen e bronztë, Miloti mposhti me Yuko, serbin Luka Dangubic dhe fitoi medaljen e bronztë.
Ekipi ynë po rritet e ndërtohet me të rinj e fëmijët tanë si gjithmonë!
Kosova ka pas dhe ka fëmijë që do ngriten gjithmonë siç janë rrit e ndërtuar medaljet e arta Olimpike!
Reflektim nga të gjithë për të punuar me fëmijët tanë,kjo i bën nder vendit e popullit tonë!
