Këngëtarja e njohur Britney Spears ka kritikuar hapur ish-partnerët e saj, duke zbuluar se të gjithë i kishin sugjeruar të kryente ndërhyrje estetike dhe të bënte mbjellje flokësh, në mënyrë që balli i saj të dukej më i vogël.

Këngëtarja 44-vjeçare publikoi të shtunën, një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet brenda një avioni duke parë kamerën dhe duke luajtur me flokët. Përmes përshkrimit të videos, ajo shprehu pakënaqësinë për komentet që, sipas saj, kishte marrë nga burrat me të cilët kishte qenë në lidhje.

“Kam vërtet një ballë shumë të madh! Çdo burrë me të cilin kam dalë më ka thënë të bëj ndërhyrje dhe të vendos implante flokësh, në mënyrë që balli im të mos duket kaq i madh. Pse burrat janë kaq idiotë? Thjesht po e them”, shkroi ajo.

Më pas, Spears shtoi me ironi: “P.S. Po flas marrëzira, në fund të fundit të gjithë vdesim gjithsesi”.

Reklamë

Këngëtarja nuk përmendi emrat e ish-partnerëve të saj. Në të kaluarën, ajo ka pasur lidhje me Justin Timberlake dhe Jason Trawick, ndërsa është martuar tri herë: me Jason Alexander, Kevin Federline dhe Sam Asghari.

Në një tjetër postim të publikuar po atë ditë, Britney ndau një video të dytë nga avioni, ku shfaqet duke folur me një theks të veçantë. Në përshkrim bëri të ditur se po udhëtonte drejt Britanisë së Madhe për të punuar mbi një linjë të re bizhuterish, ndërsa zbuloi se po mendon edhe të ndryshojë emrin e saj.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

“Nuk dua të ofendoj askënd duke e quajtur koleksionin B Tiny, sepse e di sa mizorë mund të jenë njerëzit me ata që kanë më shumë ose më pak peshë. Kritikat e shumta nga të tjerët më kanë trishtuar. Kjo tashmë i përket së kaluarës”, shkroi këngëtarja.