Një person i moshës së mitur është therur me thikë gjatë një përleshjeje fizike mes disa personave në Lipjan.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 23 nëntor, rreth orës 10:30. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar të mitur, të gjithë meshkuj kosovarë.
“Raportohet se janë përleshur fizikisht në mes vete disa persona të moshës së mitur. Si pasojë, një mashkull kosovar i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.