Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar qytetarët se shërbimet e rregullta konsullore për vitin 2026 do të ofrohen deri më 23 dhjetor.

Përmes një njoftimi, ambasada ka kërkuar nga qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë procedurat deri në këtë datë, pasi nga 24 deri më 31 dhjetor nuk do të ofrohen shërbime të rregullta konsullore.

Ndërkaq, për shkak të festave të fundvitit dhe ditëve të pushimit, Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur edhe më 25 dhjetor 2026, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027.

Reklamë

Ambasada ka bërë të ditur se për raste emergjente që kërkojnë asistencë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë numrin emergjent:

+43 677 64681903

Në fund, ambasada ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.