Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që ta kapë një person të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit, 19-vjeçari është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet në polici, një ditë pasi dyshohet se ka vjedhur një veturë në Shtime.

“Me datën 24.11.2026, rreth orës 18:15, në stacionin policor në Shtime është raportuar vjedhja e një veture të tipit „Golf 2“, me ngjyrë të kaltër me targa vendore. Sipas ankuesit, vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, në rrugën “Shote Galica“ në Shtime, ndërsa çelësat kishin mbetur brenda veturës. Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe më 25.11.2026 kanë arritur ta identifikojnë dhe sigurojnë të dyshuarin, M.M., 19 vjeç, i cili është intervistuar në lidhje me rastin.”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Vjedhje“ dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Kurse, automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit.