Dy shtetas italianë janë vrarë në një sulm me dronë iranianë në Kuvajt, bëri të ditur të enjten për Reuters një burim i afërt me çështjen.
Ai shtoi se viktimat ishin teknikë të kompanisë gjermane të mbrojtjes Rheinmetall.
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi më herët se ushtria e vendit kishte zbuluar një numër dronësh në hapësirën e saj ajrore, në atë që e cilësoi si një sulm iranian.