Loredana dhe Mozzik i dhanë fund disa javë më parë marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë që quhet Hana. Dy këngëtarët kanë vazhduar me jetën e tyre personale të ndarë dhe janë angazhuar tek muzika dhe rritja e vajzës.
Por ndonëse thumbimimet nuk kanë munguar mes tyre, ku u përfol se kënga e Mozzik “Dhelpër Dinake” është për Loredanën, kjo e fundit ka bërë një gjest të papritur. Loredana gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me vëllain e Mozzik, reperin Getinjo dhe ndonëse ata janë ndarë, mesa duket raporti i tyre mbetet shumë i mirë.
Së fundmi, Getinjo ka bërë një video live dhe në këtë foto të ruajtur nga “Iconstyle.al”, aty ka komentuar Loredana, e cila i shkruan “Qëndro cool vëlla”, duke treguar se dyshja ende ruajnë një raport të mirë ndonëse Loredana është ndarë nga vëllai i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.