Ndonëse është përfolur shumë një lidhje e saj me këngëtarin Butrint Imeri, Kiara Tito nuk e pranoi asnjëherë publikisht.
Megjithatë, moderatorja tregoi tek “ Ftesë në 5“, se një ndarje e ka pasur, dhe ajo nuk kaloi pa lënë gjurmë.
Vetë Kiara e la të kuptohet dicka të tillë përmes një statusi të postuar së fundi, të cilin e shpjegoi kështu në studion e Bieta Sulos: “Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej. Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza “si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar” dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to, që t’i tregoj se çdo dhimbje e ka një fund” .
Dhe kështu, Kiara edhe një herë e dëshmoi se është një vajzë e fortë, ndonëse ka vuajtur dhe ajo.
“Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, – ka qenë pohimi i Kiarës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.