Këngëtarja e njohur Demi Lovato, e cila muajt e fundit ka pasur problem me alkoolin dhe drogën dhe tentoi të vriste veten, ka reaguar pas një shkrimi të një reviste, që e konsideronte të shëndoshë.
Sipas saj, njerëzit janë më shumë se një numër në peshore.
“Unë jam më shumë se pesha ime. Shumë njerëz sot e mbështesin peshen e tyre ideale tek ato cfarë thonë të tjerët mbi mënyrën sesi duhet të dukesh.
Dhe shkrime të tilla kontribuojnë në këtë lloj të menduari toksike.
Nëse po e lexoni këtë ju them, mos i dëgjoni fjalët negative për kulturën dietike.
Ju jeni më shumë sesa një numër në peshore, dhe unë më shumë sesa një titull reviste mbi formën e trupit tim”, shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.