Këngëtarit të muzikës popullore Shkelzen Jetishi – Xeni i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ai ka treguar arsyen për këtë ndalesë derisa ishte i ftuar në një emision televiziv.

“Kam ndalesë të përkohshme jo të përhershme. Arsyeja është se kam kënduar me vizë turistike, është dashur të jetë vizë e punës”, ka thënë këngëtari në emisionin ‘Oxygen’ në Klan Kosova.

Reklamë

Ai ka sqaruar se ka qenë në një ambient ku i kanë kërkuar të këndojë duke shtuar se edhe vet ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Xeni tha se në SHBA ka vajzën e cila jeton atje dhe se ndalesa e tillë do ta godiste shumë.