Policia e Pejës e ka arrestuar një person për të cilin dyshohet se e ka shitur një veturë të marrë me qira.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura iu ka kthyer viktimës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte rreth orës 11:45.