Robert Berisha i cili muaj më parë përmes një shkrimi në rrjetet sociale dha lajmin që është ndarë nga gruaja e tij Nora Istrefi, ka habitur me deklaratën e fundit.
Ai në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora , ka thënë se ende vazhdon të jetojë me Norën Istrefin, por vetëm disa ditë në javë.
“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë, ‘prindërit e Renes'”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Nora deri më tani ka heshtur dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për ndarjen me Robertin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.