×
  • Lajme
  • Lajme

    Ischinger: Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit duhet të jetë e hapur

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 16:54
    MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 15: Wolfgang Ischinger, Chairman of the Munich Security Conference (MSC), gives his opening speech during the 55th Munich Security Conference on February 15, 2019 in Munich, Germany. The annual conference, which brings together political and defense leaders from across the globe, is taking place under heightened tensions between the USA, together with its western allies, and Russia. The MSC is the leading forum in the world for debating international security policy. (Photo by Alexandra Beier/Getty Images)

    Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger deklaroi se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit duhet të jetë e hapur.


    Ai në një prononcim për mediat serbe ka shprehur besimin se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.

    Diplomati gjerman, i cili ka qenë i angazhuar në Ballkan përmes Treshes për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, deklaroi se BE duhet të mbajë fjalën që ka dhënë në Selanik vite më parë.

    “Perspektiva e anëtarësimit për vendet e rajonit duhet të jetë e hapur dhe ne do të përpiqemi në këtë për të bindur kolegët francezë. Edhe pse francezët kanë të drejtë kur thonë se BE duhet së pari të kryejë detyrat e veta të shtëpisë para se të vijnë në një situatë kur ka shumë vende anëtare. Ne kemi dy qëllime, zgjerimin dhe thellimin e BE-së,” tha Ischinger, trasnmeton “Kosovapress”.

    “Është e sigurt se në Berlin dhe askund tjetër nuk do të mohojë se perspektiva e afrimit me BE duhet të mbetet e hapur”, ka pohuar diplomati gjerman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!