Kryetari aktual i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli pasi publikoi një fotografi krah deputetit Anton Quni që është kandidat për kryetar të LDK-së, ku pjesë e saj ishin edhe deputetët Vjosa Osmani e Armend Zemaj, mohon që kjo të jetë një përkrahje për Qunin dhe jo për kandidatin tjetër Driton Selmanaj, transmeton Reporteri.net.
Ai ka treguar se Selmanaj nuk ka mundur të jetë pjesë e shënimit të përvjetorit të 29 të degës pasi ka udhëtuar jashtë vendit, ndërsa pohon se në takimin e sotëm nuk ka ndodhur asnjë përkrahje për asnjërin kandidat.
Avdyli përmes një postimi në Facebook pohon më tej se si kryetar në shkuarje i degës, do të punon për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime.
Postimi i plotë i Avdylit:
ME SHKAS: Të nderuar miq, e shoh një tendencë të shtuar të medieve për tu marrë zgjedhjet deri me analizën të fotove e dhënia e kahjeve të ndryshme hipotetike të përkrahjes së atij deputeti ndaj këtij apo kundërta. Sot ne patëm përvjetorin e 29 të degës ku pjesëmarrës ishin shumë veprimtarë e miq të LDK-së .
Fjalë mbajtëm unë Haxhi Avdyli si kryetar dege, kryetarja e Forumit Gruas zonja Sadije Osaj-Jakupi, deputetët Armend Zemaj e Vjosa Osmani-Sadriu.
Edhe pse para takimit i kërkova që edhe deputeti Anton Quni ta merrte fjalën, por Antoni insistoi që meqenëse jemi para një procesi zgjedhor, nuk dua që ta shfrytëzoj këtë auditorium që dikush mund ta keqkuptonte si ndonjë fushatë, kur merret parasysh që të tjerëve s’do i ipet rasti.
Në të njëjtën kohë deputeti Driton Selmanaj që nga java e kaluar e ka të aranzhuar një vizitë shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë, dhe e kishe të pamundshme ta shtynte gjë që ka kërkuar mirëkuptim nga unë dhe ka kërkuar që unë tua përcjell urimet për përvjetor të gjithë aktivistëve. Prandaj të nderuar media dhe aktivistë, asnjë fjalë dhe asnjë përkrahje as mospërkrahje as publike as jopublike s’ka ndodh për asnjë kandidat.
Të dy deputetët janë asete shumë të çmuara të LDK-së , dhe jo vetëm ata. Prandaj edhe kjo festë s’kishte të bënte me anime por vetëm festim dhe apel për proces fer zgjedhor dhe ruajtje të unitetit.
Dhe ashtu ishte festa jonë nisi e u kry sot. Situata në degën tonë është shumë e relaksuar, s’ka rivalitete negative, sepse as nuk kanë filluar akoma zgjedhjet në asnjë nëndegë.
Por edhe kur të fillojnë zgjedhjet ka zotime publike e joformale për një garë korrekte, qasje të sinqertë ndaj njëri tjetrit, dhe vazhdim të punës së përbashkët të gjithëve me fituesin e këtyre zgjedhjeve.
Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për përafrimin e njerëzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve por secilit aktivistë me ambicie.
Këtë ia kam borxh LDK-së por edhe Kosovës ,sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqqeverisjes së një klase politike në ikje. E LDK e fortë fillon nga Prizreni e gjithandej. /Reporteri.net/.