×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e ambasadorit amerikan që në Kosovë të udhëheqin gratë: Pse e parealizueshme

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 18:31

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, siç duket fare nuk po e pëlqen se si po udhëheqin burrat në Kosovë, kur dihet se të gjitha pozitat e larta shtetërore drejtohen nga burrat dhe të gjitha partitë politike, përjashto këtu Alternativën që kryetare është Mimoza Kusari-Lila, parti kjo e themeluar nga vet ajo, transmeton Reporteri.net.


    Kosnett sërish ka përsëritur se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin.

    Kosnett përmes një postimi në Twitter, ka ftuar të gjithë të ndajnë tregimet për gratë udhëheqëse.

    “Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin! Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë – përdorni WomenLeadKS, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë!”, ka shkruar Kosnett në Twitter, transmeton Reporteri.net.

    Kërkesë të njejtë Kosnett kishte bërë më 18 mars në ceremoninë e përmbylljes së projektit të Shoqatës së Alumnive Kosovë-ShBA (KUSA) me titull “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”, ku u diskutua për rëndësinë e rolit të gruas në pozita vendimmarrëse dhe punësimin e grave, duke i dhënë fund diskriminimit gjinor në Kosovë.

    Por kjo kërkesë e tij vështirë se mund të realizohet. Dhe faktet janë të bollshme.

    Hashim Thaçi që është president aktual synon edhe një mandat, siç thotë nëse zgjedhja bëhet nga populli. Ndërsa para se ta merrte drjetimin e Presidencës edhe pse Atifete Jahjaga kishte ambicie të qëndronte si presidente e kishte të pamundur pasi nuk kishte përkrahje partiake.

    Pastaj pozita e kryetarit të Kuvendit nga paslufta i është besuar një burri. Poashtu edhe pozita e kryeministrit.

    Situatë e njëjtë është edhe me kryetarllakun e partive në Kosovë. Të gjitha partitë serioze nga paslufta drejtohen nga burrat.

    PDK e LDK që janë në zgjedhje të brendshme pritet të drejtohen sërish nga burrat.

    LDK aktualisht drejtohet nga një burrë. Pra nga Isa Mustafa. Ky i fundit nuk përjashtohet të garon edhe për një mandat. Ndërsa dy burra të tjerë të LDK-së, Fatmir Sejdiu e Lutfi Haziri veç kanë paralajmëruar kandidimin. E vetmja grua që synon t’i mposht ata është Vjosa Osman. Por zgjedhjet e kaluara treguan se “të vjetrit” vështirë e lënë të depërtojë pasi në një mënyrë ja pamundësuan kandidimin për kryetare ku Mustafa mori mandatin e dytë.

    Edhe PDK pritet ta rikonfirmon një burrë për kryetar të saj. Kadri Veseli sipas të gjitha gjasave do ta fiton edhe një mandat katër vjeçarë. Për dallim nga LDK në këtë parti vështirë se mund të ketë një kandidate femër. Arsyeja është se Veseli ka besimin e plotë të partisë edhe për katër vjet të tjera.

    Vetëvendosje veçse ka zgjedhur së fundmi Albin Kurtin në krye të partisë.

    Njëjtë si AAK Ramush Haradinajn.

    Edhe Fatmir Limaj është i “paprekshëm” te NISMA.

    Ashtu si Behgjet Pacolli te AKR-ja.

    Rrugë të njejtë ndoqën edhe ish-vetëvendosësit që themeluan Partinë Socialdemokrate ku kryetar u zgjodh Shpend Ahmeti.

    Alterntiva parti kjo e vogël në skenën politike kosovare drejtohet nga një grua, konkretisht nga Mimoza Kusari-Lila. Por kjo parti u formua nga ajo së bashku me Ilir Dedën.

    Pra duke parë të gjitha këto fakte vështirë se kërkesa e vazhdueshme e ambasadorit amerikan që në udhëheqje të vijnë gratë mund të realizohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!