Jo veç opozita po e kritikon (mos) punën e kreut aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku po shpreh zhgënjimin me të se si e la në “lloç” Prishtinën për Brukselin, kjo pasi mori detyrën e bashkëkryesuesit të ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, bashkë me Fatmir Limajn.
Por një Prishtinë jo në rregull, po e sheh edhe hiç më pak se një ish-ambasador. Bëhet fjalë për ish-ambasadorin norvegjez në Kosovë Jan Braathu, transmeton Reporteri.net.
Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto ku tregon se si në një lagje të Prishtinës janë hedhur mbeturina.
“New Prishtina”, ka shkruar shefi aktual i OSBE-së në Facebook, duke pyetur kështu se: kjo është Prishtina e re?!.
Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga kryekomunari Ahmeti, apo ndonjë nga vartësit e tij pas vërejtjes së marrë nga Braathu. /Reporteri.net/.
