Prania e jashtëtokësorëve, ose alienëve, në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e fortë diskutimi në të gjithë botën.
Lidhur me këtë dukuri këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë një eksperiencë personale.
“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte”, rrëfen këngëtarja.
“Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës”, kujton ajo.
“Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”, ka përfundyar rrëfimin e saj Xhilaga për Top Channel.
Çiljeta shtoi gjithashtu se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.