×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mbijetuarit rrëfejnë se si ndodhi masakra në Pastasellë të Rahovecit

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 21:43

    Forcat serbe i kishin ndarë 119 meshkuj nga gratë për t’i pushkatuar në Pastasellë. Mirëpo, 13 prej tyre shpëtuan.


    Një përrockë i shpëtoi jetën Beqir Krasniqit. Para 20 vjetëve ky 79 vjeçar bashkë me 118 civilë të tjerë forcat serbe i mblodhën për t’i pushkatuar në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

    Atë ditë shpëtoi edhe Tahir Krasniqi. Ai tregon se nga shkuan pasi i shpëtuan masakrës.

    Përveç këtyre dy burrave nga vrasja shpëtuan edhe 11 të tjerë. Ata bashkë me familjet e tjera që ishin strehuar gjatë luftës në këtë shtrat u angazhuan për t’i varrosur trupat e civilëve të vrarë nga forcat serbe.

    Të mbijetuarit dhe familjarët e tyre shprehën zhgënjimin e tyre në përvjetorin e 20’të të masakrës pasi asnjë nga përgjegjësit për këto krime ndaj popullatës civile nuk u dënua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!