Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Celinë. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Lirije Podrimaj – Beqiraj, zëdhënëse në rajonin e Policisë së Gjakovës.
“Aksidenti është në rrugën Prizren-Gjakovë, afër fshatit Celinë. Në vendin e ngjarjes është një person i vdekur, kurse katër të tjerë janë dërguar në Spitalin Regjional në Gjakovë”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.