Djegia e vazhdueshme e pyjeve, arave dhe hapësira të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës nuk ka të ndalur.


Se situata po bëhet gjithnjë e më emergjente e tregon dhe një video që ka siguruar Reporteri.net ku një zjarrëfikës që ka shkuar për të shuar zjarrin ka xhiruar se si digjen malet duke treguar situatën.

Ai tregon vështirësit me të cilat ballafaqohen zjarrëfikësit për t’i shuar zjarret.

Reklamë

“Zjarre shumë të mëdha”, dëgjohet ai duke thënë.

Kjo video është realizuar në qytetin e Mitrovicës. /Reporteri.net/.