Sipas publikimit “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mbiemri ‘Krasniqi’ është më i shpeshtë në vend, apo 58,199 persona e mbajnë këtë mbiemër.


Pastaj renditet mbiemri Gashi me 57,396, Berisha i treti me 43,727, i katëri mbiemri Morina me 27,222, i pesti Shala me 25,585, i gjashti Bytyqi me 18,840, i shtati Hasani 13, 187, i teti Kastrati 13,015, i nënti 12,882 dhe i dhjeti mbiemri Hoti me 12,709 persona.

Në Kosovë numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68,122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm është gjithsej 26,557 mbiemra. /Reporteri.net/.

Reklamë