×
  • Show Time
  • Show Time

    Vritet reperi i famshëm amerikan

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 9:10

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku reperi i famshëm amerikan Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshje.


    Reperi 33-vjeçar është qëlluar disa herë dhe u shpall i vdekur pasi u dërgua me urgjencë në spital. Ndërsa në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

    Albumi i reperit ishte i nominuar edhe në Grammy Awards. Shumë personazhe të famshëm reaguan pas kësaj ngjarje që i ka tronditur të gjithë. Një ndër ta ishte edhe Rihanna. “Shpirti im është dridhur nga ky lajm”, reagoi ajo.

    Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa në një postim të dielën në “Twitter”, reperi shkroi: Të kesh armiq të fortë është një bekim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!