Lei Kraja është një nga emrat më të përfolur në gazetarinë sportive, pasi është kthyer shpejt në një nga moderatoret më të pëlqyera.


Natyra e saj e çiltër dhe transparente ka bërë që fansat ta ndjekin gjithmonë me kuriozitet për jetën e saj dhe jo vetëm.

Një nga ndjekësit e ka pyetur së fundmi nëse buzët i ka bio apo ka ndërhyrë.

Reklamë

Lei ka zgjedhur t’i përgjigjet me një foto nga fëmijëria, në të cilat dallohen qartë tiparet e saj të theksuara dhe mbi të gjitha buzët.

“Jo, bio 150%”, shkruan ajo. Përveç pyetjeve, moderatorja ka marrë edhe shumë komplimente nga fansat.