Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në arsim.
Ata kanë thënë se sot do të vendoset për një sërë çështjesh, ku si temë kryesore është mundësia për grevë të re, shkruan Reporteri.net.
Sipas komunikatës së SBASHK-ut, sot do të analizohet nëse ka presione ndaj mësimdhënësve për të kompensuar orët. Ata thonë se nëse rezulton se ka presion në shumicën e komunave, mund të ketë grevë të re.
“SBASHK-u të hënën ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave do të shkohet në grevë të përgjithshme në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, potencohet se SBASHK ka vendosur që të mos ketë kompensim të orëve të humbura javë më parë as gjatë këtij pushimi pranveror./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.