×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i “tërheq veshin” Lekajt, pas deklaratave për ambasadorin zviceran

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 10:39

    Një fjali e ministrit Pal Lekaj, që iu referoheshin një deklarate të ambasadorit zviceran, ka bërë që t’i prish punët me shefin e Qeverisë.

    Kryeministri Ramush Haradinaj sot e ka kritikuar ministrin Lekaj, duke e quajtur veprim të pamençur përfshirjen në këto tema, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk është e meçme prej ministrit Lekaj për m’u kycë në keto tema sepse ka shumë punë për me ba, s’ka arsye. E dijmë se ky debat është i kontaminuar dhe ai e ka pasë një takim me ambasadorin dhe e ka sqaru që ka qenë keqkuptim dhe ka qenë në kontekst tjetër”, tha Haradinaj.

    Sidoqoftë, pas këtij debati dhe kërkesave për shkarkimin e Lekajt, ky i fundit pati takim me ambasadorin zviceran, ku Lekaj tha se ishte keqkuptuar.

    Ndryshe, Pal Lekaj kishte thënë se “po të pyetej, do ta dëbonte ambasadorin zviceran”, pasi ky i fundit kritikoi ashpër për keqpërdorime./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!