Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, ka hapur një llogari të re në rrjetin social Instagram.
“Instagrami i ri, a ju kam munguar?“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografisë.
Artistja krahas aktivizimit të saj në këtë rrjet social, ka edhe një befasi për të gjithë fansat e muzikës së saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Rina ka gati këngën e re “Tetancion”, e cila do të jetë në bashkëpunim me rep-artistin Sin Boy dhe që pritet të publikohet më 28 nëntor. Ajo nuk ka treguar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
Kujtojmë se artistja ka një muaj që ka qëndruar larg rrjeteve sociale. Fillimisht u raportua për shkaqe personale, e që më pastaj doli se pati disa mosmarrëveshje me ish-kompaninë menaxhuese.
Lajmit për kthimin e Rinës në rrjetet sociale, iu janë gëzuar fansat e artistes, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.
https://www.instagram.com/p/B5IPqFgpfi0/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.