“Ma ke prishtë gjumin e natës”, kënga që ishte hit në Kosovë dhe Shqipëri para shumë vitesh, e interpretuar nga Ledina Celo dhe Sabri Fejzullahu është ripërpunuar nga dy këngëtarë tjerë në Kosovë.
Edmonda Bushi-Gecaj dhe Adriatik Lota kanë publikuar ripërpunimin e kësaj kënge. Kënga vjen në një version me ndryshe.
Ripërpunimi i kësaj kënge nga Monda dhe Tiki është prezantuar në publik në prag të festave të fundvitit dhe do të jetë pjesë e programeve festive.