×
  • Show Time
  • Show Time

    Postimi i çuditshëm i reperit pak para se të vritej

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 13:19

    Reperi Nipsey Hussle mbeti i vdekur pas të shtënave pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles.


    Reperi Nipsey Hussle vdiq të dielën pas të shtënave pranë një dyqani veshjesh, njofton zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit në Departamentin e Policisë në Los Angeles, shkruan CNN.

    Sipas policisë, dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat që ndodhën rreth orës 3:20 të mëngjesit.

    Të shtënat ndodhën në zonën Slauson Avenue dhe Bulevardit Crenshaw.

    Të tre viktimat u transportuan në spital, ku një prej tyre u shpall i vdekur, kurse policia njofton se gjendja e dy të lënduarve është stabile.

    Mesazhi i fundit që reperi la në Twitter shkruan “Të kesh armiq të fortë është një bekim”.

    Hussle, 33 vjeç, në vitin 2010 debutoi në tregun muzikor me këngën “The Marathon”, kurse bashkëpunoi me dhjetëra artistë të suksesshëm siç janë Kendrick Lamar, Drake, YG, Ty Dolla Sign, Meek Mill dhe Young Thug.

    Nipsey Hussle u nominua për albumin mv të mirë rep në “Grammys” këtë vit, por u mposht nga Cardi B.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!