Në maratonën e Jagodinës në Serbi ka marrë pjesë edhe një shqiptar nga Tirana. Ai mori pjesë në garën e veteranëve, por ajo që ka bërë lajm në Serbi, është shqiponja e tij në bluzë, dhe paraqitja para një televizioni.
Për serbët që ende jetojnë në shekullin e kaluar, dalja në publik e dikujt me simbole shqiptare, paraqet provokim. Madje, u bë lajm edhe paraqitja e këtij të moshuari në maratonë, edhe pse ai sikur çdo garues tjetër nuk po bënte as më shumë e as më pak se sa po mbante simbolin e flamurit të tij në bluzë.
Por, si duket më pas ai ua zbuti zemrat, pasi gjatë intervistës për një televizion nxori nga gjoksi një kryq ortodoks, siç duket për t’u shfajsur për shqiponjën e tij në bluzë, edhe pse me atë nuk po bënte asnjë veprim të ndaluar.
Ai gjatë kësaj paraqitje, falenderoi edhe qeverinë e Serbisë, të Beogradit, Jagodinës e Novi Sadit.
Shqiptari që mori pjesë në këtë maratonë duket se i përket komunitetit fetar ortodoks në Shqipëri, dhe u mundua të u thotë serbëve se nuk duhet ta shikojnë si armik, pasi ai ka afri me ta, dhe i përkasin të njejtës fe. /reporteri.net.
Videon mund ta gjeni duke klikuar në këtë link: https://www.telegraf.rs/vesti/srbija/3047150-albanac-jurio-kroz-centar-jagodine-sa-orlom-na-grudima-a-onda-je-izvukao-krst-i-poslao-iskrenu-poruku-srbima-video
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.