Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk pret ndonjë gjë të mirë nga fakti se gjykatat e Kosovës kanë marrë përsipër rastet e krimeve të luftës, me të cilat deri më tash është marrë misioni evropian për sundimin e ligjit – EULEX.
“Nuk pres ndonjë gjë të mirë derisa Prishtina ka udhëheqës politikë që ua mohojnë serbëve të drejtat e njeriut”, tha Bërnabiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë është themeluar një departament i veçantë, i cili do t’i trajtojë rastet e krimeve të luftës.
Zyrtarë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë departament tashmë janë duke punuar tre prokurorë.
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.
Bërnabiq tha se ka kërkuar nga përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të reagojnë, sepse, siç tha ajo, serbët në Kosovë janë privuar nga e drejta për informim, shkruan rel.
Sipas Bërnabiqit, gazetat në gjuhën serbe nuk shkojnë në Kosovë nga data 21 nëntor e vitit të kaluar.
Në atë kohë, Kosova ka vendosur taksë 100% mbi të gjitha prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.