Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës për pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë, ka gëzuar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
OVL-ja ka kërkuar hetim të listave, mirëpo u ka bërë thirrje institucioneve që këtë ta bëjnë duke shqyrtuar secilin rast individualisht, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, kërkesa e Prokurorisë Speciale për t’u pezulluar pensionet, ishte kundërshtuar ashpër edhe nga krerë të OVL UÇK, duke paralajmëruar edhe protesta në rast se do të ndodhte kjo.
Sidoqoftë, rasti i njohur si “veteranët e rrejshëm” është në procedurë, mirëpo disa herë nuk është mbajtur në mungesë të të dyshuarve.
Ndryshe, siç u raportua nga mediat, mendohet se listat për veteranë të UÇK-së janë fryrë, dhe për këtë Prokuroria ka ngritur aktakuzë./Reporteri.net