×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi Mozzik foli për ndarjen e tyre, reagon Loredana dhe bëri atë që s’pritej

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 11:46

    Ditën e djeshme, u publikua në media intervista e Mozzik me gazetën zviceriane “20 minuten”, ku reperi foli gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Loredanën.


    Ai tregoi se gjërat mes tyre kishin ndaluar së funksionuari, por tha se pavarësisht të gjithave, ai do ta respektojë gjithmonë sepse është nëna e vajzës së tij dhe me të ka kaluar një kohë të bukur. Sigurisht Mozzik foli edhe për çështjen e divorcit, por edhe për skandalin që përfshiu ish-çiftin shqiptar në Zvicër.

    Kjo intervistë u komentua shumë në media dhe mesa duket, atë e ka lexuar edhe vetë Loredana. Kjo e fundit ka bërë një postim të papritur. Nëpërmjet një postimi të publikuar në Instastory, Loredana ka publikuar një video nëpërmjet të cilës tregoi intervistën e Mozzik dhe gjejeni çfarë tha. Reperja shqiptare në mënyrë ironike falenderoi gazetën zviceriane që e promovon atë.

    “Lexova për herë të parë gazetën sot, të fala “20 minuten” që më promovon gjithmonë”, u shpreh Loredana sipas inlife.al.

    Mirëpo më pas reperja e ka fshirë këtë postim për arsye të cilën nuk e dimë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!