×
  • Show Time
  • Show Time

    E dhimbshme: Gjendet e vdekur këngëtarja e famshme

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 21:08

    Ylli i K-Pop, Goo Hara është gjetur e vdekur në moshën 28-vjecare, vetëm gjashtë muaj pasi tha se do vetëvritej.


    Këngëtarja u gjet mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e saj në lagjen Gangnam’s Cheongdam.

    Goo sapo kishte përfunduar një turne muzikor në Japoni, i cili rezultoi tepër i suksesshëm.

    Ajo u përpoq të vetëvritej në Maj të këtij viti kur u gjet pa ndjenja nga menaxheri i saj në shtëpi.

    Aso kohe, kishte postuar një mesazh përfundimtar në Instagram, duke shkruajtur: “Mirupafshim”.

    Por më vonë u kërkoi falje fansave ndërsa po trajtohej në spital.

    “Më vjen keq që shkaktova shqetësime. Për sa i përket shëndetit, unë po kurohem … Unë kam qenë në agoni për disa gjëra. Por tani e tutje, unë do të ruaj zemrën time dhe do të përpiqem të tregohem e shëndetshme”, kishte shkruar ajo.

    Goo u bë e famshme në vitin 2007 me grupin pop, Kara, i cili shijoi sukses me hitet Cupid dhe Step.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!