Kosova ka dy konsuj nderi në Shqipëri, njëri prej të cilëve është këshilltar i Behgjet Pacollit, ndërsa tjetra, që mban pozitën e konsullës së nderit është gruaja e një biznesmeni, për të cilin në mediat e Shqipërisë dhe të Turqisë është raportuar se është dënuar për trafikim droge.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr privilegjet konsujve të nderit në Shqipëri.
Me operacionin e Cakajt ndaj kësaj katergorie të diplomacisë, ranë në sy dy konsujt e nderit të Kosovës që duhet nuk kanë marrë pozitën e tyre aq ndershëm.
Konsullatën e nderit nga Kosova në Shqipëri e përfaqësojnë Mentor Nazarko, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli dhe Mimoza Ndroqi, gruaja e Ylli Ndroqit, biznesmen i njohur në Shqipëri, që sipas raportimeve, është dënuar për trafikim droge.
Por, si u bën këshilltari i Pacollit dhe gruaja e Ndroqit konsuj nderi?
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë për Express se Mimoza Ndroqi ka qenë vetëm e propozuar, por nuk është zyrtarisht konsulle e nderit në Shqipëri.
“Mimoza Ndroqi nuk është konsulle e nderit e Kosovës në Shqipëri”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së.
Mirëpo, ndryshe prej asaj që thuhet nga MPJ’ja, Ndroqi në Shqipëri qëndron formalisht si konsulle e nderit nga Kosova.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, emri i saj figuron si një nga dy konsujt e Kosovës.
Në mediat e Shqipërisë është i njohur një proces gjyqësor në të cilin është përfshirë bashkëshorti i saj Ylli Ndroqi, pronar i një televizioni në Shqipëri.
Madje njihet edhe nofka e tij si “Xhamail Pasmaqiu”, që bashkë me një grup tjetër shqiptarësh, në Turqi ishte dënuar për trafikim droge.
Sipas Express, Ndroqi ka qenë e propozuar, por informatat për përfshirje të saj dhe të bashkëshoritt të saj në vepra penale ka shtyrë ata të mos formalizojnë emërimin e saj si konsull e nderit.
Ndërkaq për konsull tjetër të nderit, Behgjet Pacolli e ka emrëruar një nga këshilltarët e tij, Mentor Nazarkon.
“Po, Mentor Nazarko është në Korçë dhe nuk ka asnjë implikim financiar në kurrizan të buxhetit të Kosovës”, është
Nazarko ka thënë përExpress se ai mban me meritë pozitën e marrë nga ministri që ai e këshillon. Tutje, ai përmend pse emri i tij është i duhuri për të qenë konsull i nderit nga Kosova në Shqipëri.
“Unë jam propozim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Që nga viti 1993, ka me dhjetëra qindra e mirëja shkrime në aktivitetin mediatik. Kam 5 vite një eksperiencë të jashtëzakonshme si këshilltar i presidentit të Shqipërisë si dhe njihem si një nga personalitet kryesore të medias në Shqipëri. Jam krenar që e kam këtë rol. Kam bërë shumë për zhvillimin dhe afrimin e Shqipërisë me Kosovën. Duke përfshirë këtu edhe organizimn e konferencave për krjimin e Bashimit ekonomik kombëtar”, arsyeton emërimin e tij Nazarko.
Ndërkaq ai thotë se të qenit këshilltar i Pacollit nuk paraqet problem për të qenë edhe konsull nderi. Ai thotë se nuk është këshilltar i përhershëm i kryediplomatit kosovar, dhe ai angazohet si person privat ta ndihmojë shtetin e Kosovës.
“Pozita e këshilltarit të jashtëm i Behxhet Pacollit, është një pozitë e cila nuk më bënë mua pjesë e administratës së Kosovës. Jam këshilltar i Jashtëm dhe vetëm në momentet kur unë angazhohem në favor të shtetit të Kosovës, unë përfshihem. Përndryshe unë jam një person privat që e ndihmojë shtetin e Kosovës. Individualisht me Pacollitn jam duke bashkëpunuar që 10 vite”, thotë Nazarko.